Shpati për Pavarësinë (Pjesa e pare.)

Krahina e Shpatit gjëndet në qendër të Republikës së Shqipërisë ,në rrethin e Elbasanit.Ajo kufizohet nga veriu dhe veriperëndimi me rrjedhjen e mesme të lumit Shkumbin,në të majtë të tij;nga verilindje me përroin e Gostimës,në të majtë të tij; në lindje mbyllet me kurorën e malit të Bukanikut; ne jug me përroin e Holtës, në të djathtë të tij; në perëndim me lumin Devoll, në të djathtë të tij. Në veriperëndim të krahinës së Shpatit gjendet qyteti i Elbasanit; në perëndim takon me krahinën e Dumresë; në jugperëndim me krahinën e Sulovës; në jug me krahinën e Vërçës dhe në verilindje me krahinën e Polisit. Shpati përbëhet nga shtatë komuna: Zavalina, Gjinari, Shushica, Shirgjani, Gjergjani,Treganidhe, Gostima. Në krahinën e Shpatit banojne 48 mijë banorë, të shpërndarë në 86 fshatra,që shtrihen në shpatin emalit Bukanik duke filluar nga fusha e Shushices, Bujqesit, Kuqanit, Jagodines, Muriqanit,Belikut,Malaseji, Shtërmenit dhe Gostimës duke u ngjitur në kodrat e Hajdaranit,Trepsenishtit,Shilbatrës,Kaçive-lit dhe Bujarasit e deri në malin e Bukanikut.Është mbuluar nga një bimësi e pasur dhe e shumëllojshme duke filluar nga shkurret mesdhetare, prej Shtërmeni e deri në Valësh e në vazhdim me zonën e dushkut e deri tek pyjet e mrekullueshme të pishave që mbulojnë Gjinarin turistik e tek bredhi, rrobulli dhe ahu në malin e Bukanikut.Nga kjo pasuri e mrekullueshme natyrore janë shpallur si monumente natyre me vlera kombëtare:Rrepet e Bushekut, Frashëri i Polis-Vale, Pylli aluvial i Shushicës, Rrapi i Llixhës,Burimi i Llixhës së Hidrait,Mështekna e Zavalinës ,Pisha e Fushë Kuqes Gjinar,Dushku i Lleshanit,Mani i Zi i Joronishtit,Lisat e Pashtreshit dhe Dushku i Kishës Gjinar.
Si krahinë etnografike Shpati ruan vlera të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore,që vërtetojnë lashtësinë dhe autoktoninë e popullit tonë:Kalaja e Gurit në fshatin Lleshan,kalaja e Valëshit, Kalaja e Kabashit,kalaja në Llixhat e komunës se Treganit,këmbët e urës antike në Topçias,ura antike në Muriqan,tumat e fushës se Pozhokut në Gostimë,kisha e Sh.Premtes në Valësh,kisha e Sh.Kollit në Shelcan,rrënojat e kishës së ungjillizimit në Mjekës,banesa e Jorgji Lef Kushtës në Joronisht,banesa e Pali Thoma Jaçit në Valësh,banesa e Kostë dhe Naum Ziut e Toli Dedes në Zavalinë,banesa e Ramadan Bodurrit në Kaçivel,banesa e Haki Xhikës në fshatin Shtëpanj.Nuk mund të lëmë pa përmendur ato vlera lapidarë të trashëgimisë shpirtërore që vërtetojnë identitetin tonë si gjuhën e folur të dialektit të Shpatit,këngën dhe vallen popullore,folklorin e pasur,doket dhe zakonet tradicionale të ruajtura me fanatizëm deri në ditët tona.Një vend të veçantë në këtë trashëgimi zënë dhe degët e ndryshme të teknologjisë popullore,sidomos ato që shfrytezojnë energjinë e ujit si mullinjtë e blojës,sharrat e ujit dhe dërstilat,të cilat janë në punë dhe në ditët e sotme.Deri në gjysmën e parë të shek.XX nuk gjeje familje shpatarake pa patur një vegje (tezgjah) për punimin e tekstileve të ndryshme,nga të cilat janë prodhuar ato kostume të mrekullueshme plot ngjyra dhe art të grave të Shpatit të Sipërm apo të Poshtëm.
Vlera më e rëndësishme që është ruajtur në shekuj është familja shpatarake e cila ka edukuar antarët e saj me dashurinë,respektin,përkushtimin dhe detyrimin deri në sakrificë për familjen e atdheun.Sa jepej kushtrimi luftëtarët shpatarake do të gjendeshin në vendin e caktuar për mbrojtjen e vendit nga rreziku që kanosej.
SHIP
Gjindja e shtpis Isuf Panxhit në Valshë(Shpat).(Foto e botuar në gaz.”Drita”,Sofje 15 qershor 1907)
Vazhdon…

©Copyright 2013 FILIP BERDUFI All Rights Reserved.

Advertisements

One comment

  1. GENT PECI · · Reply

    SHUME TERHEQESE .!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: