Krishterimi në Shpat i ka fillimet e tij nga shek.V-VI, vërtetuar nga zbulimet e rastësishme në këtë teritor ( F. Bërdufi “Gjurmë të krishterimit të hershëm në krahinën e Shpatit), si dhe numri i madh i rrënojave dhe kishave ekzistuese në trevën e Shpatit na e vërtetojnë vazhdimësinë deri në ditët tona të besimit ortodoks. […]
Në zbatim të vendimeve të Kongresit të Elbasanit (2 shtator 1909), më 1 dhjetor 1909 në qytetin e Elbasanit u çel shkollë e parë e mesme profesionale në gjuhën shqipe, për përgatitjen e mësuesve për nevojat e shkollave shqipe në tërë hapsirën ku shtrihej kombi shqiptar, e njohur me emrin Normalja e Elbasanit. Mbas shumë […]
Lindi më 17 janar 1920, në fshatin Menkulas të Devollit, një krahinë e banuar qysh nga periudha e neolitit. U rrit në një ambient familjar dhe shoqëror mes mitesh dhe legjendash mbi Devollin dhe popullin që e banonte atë krahinë, një popull luftarak, punëtor dhe atdhedashës. Arsimin bazë e kreu në fshatin e lindjes në […]
Lumi Shkumbin e ndan krahinën e Shpatit nga qyteti I Elbasanit(Skampinit), i cili në shek. II njihet si mansius ndërtuar mbi rrugën Egnatia.Ajo shtrihet në juglindje të këtij qyteti,në krahun e majtë të lumit,pjesa fushore e saj përshkohet nga dega jugore e Egnatias.(Foto 1) Në shek.IV pas njohjes zyrtare të krishterimit fillojnë ndërtimet e para […]
Shpatarakët thyejnë burgun e Elbasanit Në betejën e dytë të Bushekut 1466,ndërmjet ushtrisë turke dhe shpatarakëve të udhëhequr nga Petro Petroshi u arrit një marrëveshje për vetëqeverisje të krahinës së Shpatit,por gjatë gjithë historisë së pushtimit Osman,shpatarakët nuk i pushuan përpjekjet e tyre për liri dhe pavarësi.Përfaqësuesit e tyre i […]
E kam njohur për herë të parë këtë personalitet të arsimit kombëtar shqiptar në shtator të vitit 1962 në shkollën pedagogjike”N.N.Gjoka”Tiranë,ku bashkë me njëmbëdhjetë nxënës të tjerë ,që vinim nga shkolla 7/vjeçare e Gjinarit të Elbasanit,vazhdonim mësimet për t’u përgatitur në profesionin e nderuar të mësuesit.Unë them se kemi qenë me fat që kemi patur […]
Anastas Jakov Karaj ka lindur më 24 prill 1948 në fshatin Seltë të Shpatit,ku banon aktualisht.Veprimtarinë artistike e ka filluar me grupin folklorik të fshatit në vitin 1967 dhe vazhdon të interpretojë me sukses folklorin e Shpatit edhe në këtë 50 vjetor të veprimtarisë artistike të tij.Në vitin 1971 grupi folklorik i fshatit Seltë kishte […]
Në gjurmë të lashtësisë Pashtreshi,atje ku ruhen prej mijra vjetësh imazhe të hyjnive të natyrës Zara dhe Bariu i Shenjtë Pashtreshi,është një ndër katunet më të vjetër të Shpatit të Sipërm.Emërtimi katun vjen qysh nga lashtësia deri në ditët tona:-U mblodh katuni.-T’part e katunit.-Katuni fqinj.-Kisha e katunit.-Pylli i katunit…etj.”Në të folmen e Shpatit grupet bashkëtingëllore […]
Piktori Kostandin Shpataraku dhe kontributi i tij në pikturimin e kishës së manastirit të shën Joan Vladimirit Kostandin Shpataraku,piktor i shquar i shek.XVIII,duke respektuar e duke vlerësuar vehten dhe vendin që e lindi nënshkruan në veprat e tij:”Dora e hierodiakon Kostandinit prej Shpati”.¹Shpati është një trevë e rëndësishme në qendër të Shqipërisë,e cila është […]
Shoqata e alpinizmit, skive dhe turizmit malor, ka përcaktuar në nenin 1 të statutit të saj ndër të tjera,promovimin e vlerave të natyrës,kulturës dhe historisë së trevës së Elbasanit dhe më gjërë në të gjitha trojet shqiptare. Jemi tashmë dëshmimtarë të një masivizimi të grup moshave dhe gjinive të ndryshme, që shtohen nga viti në […]